F.A.Q. – Pyetjet e bëra më shpesh
1. Cilat janë kushtet dhe si mund te behesh nje pjese e “Fornetti” Franchise?
-Nje partner potencial
duhet të disponoje një sipërfaqe të shitjes prej 15-20 m2 në nje
zone me frekuentim te larte, e cila mund të jetë e marre me qira. Nese
eshte prone e tij kjo sigurisht qe perben nje avantazh per te.
- Kapital fillestar minimal per ngritjen e nje aktiviteti.
2. Perse behet pagesa e depozites 1250 Euro?
-Pas nënshkrimit të
Marrëveshjes së Bashkëpunimit është e detyrueshme te vendoset si
garanci per cdo furre te marre ne perdorim nje garanci prej 1250 euro.
Duke bere pagesën e kësaj shume I lindin keto te drejta:
- Partneri kthehet ne Franchising Fornetti
- Perdor ne brandim marken Fornetti,
- Përdor përvojën, how-now ne biznes,
- Mbeshtetje profesionale, mbështetje të marketingut dhe PR,
- Trajnim I punonjesve falas,
- Konsulence teknike dhe servis falas per furren
- Mbrojtja nga konkurrenca
3. Nje partner potencial duhet te gjeje paraprakisht
dyqanin dhe te filloje investimin apo duhet te kontaktoje paraprakisht
me perfaqesuesit e kompanise?
Është e rëndësishme të
theksohet, dhe keshillohet qe ne fillim te kontaktohet agjenti I
shitjes I kompanise perpara se te mbyllet nje marreveshje me
qiradhenesin. Kjo pasi duhen plotesuar disa kushte optimale per
fillimin e nje aktiviteti te tille:
Ne ambjentin e shitjes
duhet te kete uje te rrjedhshem, uje ngrohte, te pakten nje frigorifer
ngrires 520 l, kase fiskale, si dhe mundesi reklamimi ne pjesen e
jashtme te pikes se shitjes..
4. A eshte e nevojshme te kem nje biznes te regjistruar?
Sigurisht qe eshte shume mire te keni nje biznes te meparshem te regjistruar, por nese ju nuk e keni ate eshte e domosdoshme te regjistroheni si biznes I vogel duke marre nje licence perkatese per kete lloj aktiviteti, pasi eshte e vetmja mundesi per tu furnizuar sipas kushteve tona me fature te rregullt tatimore.
5. A ekziston një distance e nevojshme midis 2 pikave te shitjes Fornetti?
Parimi i ekskluzivitetit te Fornetti-t bazohet ne mbrojtjen e nje parneri nga konkurrenca (Eshte e rendesishme per ne qe te kemi nje partner te kenaqur, me nje nivel te larte shitjesh se sad y partnere te merzitur me nivel te ulet shitjesh). Ne nuk lejojme hapjen e nje pike ne nje distance te shkurter me nje pike egzistuese qe te demtoje ne nivelin e shitjes. Kjo shenohet qarte dhe ne kontrate.
6. A eshte e nevojshme te jene banaket ekspozitore me ngrohje?
Ekspozitoret sherbejne vetem per reklamimin dhe vendosjen e produkteve dhe nuk eshte e nevojshme te jene me ngrohje pasi produkti qarkullon gjate dites. Kompania ofron gjithashtu banake shume te kendshem ekspozitore falas se bashku me spot furren.
7. Per pjekjen e produkteve Fornetti duhet perdorur domosdoshmerisht kjo furre apo mund te perdoret edhe nje tjeter?
Eshte e domosdoshme perdorimi I kesaj furre pasi ajo eshte prodhuar me kushte specifike per pjekjen e produkteve “Fornetti”. Kjo furre eshte monofaze dhe fuqia e saj eshte 2.8 kW. Në te mund te piqet 4-6 kg produkt perfundimtar. Dimensionet e furres jane 150 *60 cm.
8. A mund te shiten produktet “Fornetti” te ngrira ne pikat e shitjes?
Eshte rreptesisht e ndaluar te shiten produkte ne gjendje te ngrire ne piken e shitjes. Kjo specifikohet mjaft qarte dhe ne kontraten e bashkepunimit.
9. A eshte e mundur te shiten produkte te tjera se bashku me produktet “Fornetti”?
Është e rëndësishme që nje partner potencial te kuptoje qe prioritet I tij ne piken e shitjes eshte shitja e produkteve “Fornetti”. Si te dyte mund te ofroni ndonje produkt tjeter te pjekur me peshte.
10. Çfarë frigoriferi është i nevojshem?
Frigoriferi 520 litra është më praktik. Rekomandohen 2 frigorifere ne menyre qe ne piken e shitjes te kete gjithmone nje sasi optimale produktesh deri ne furnizimin e ardhshem.
11. A varet transporti I ofruar falas nga sasia e porositur?
Transporti(shperndarja) ofrohet falas per cdo pike shitjeje per minimum produktesh te porositur.
12. Cila është sasia minimale e porosise per nje pike?
Nuk eshte problem dergimi I nje sasie te vogel produktesh ne piken e shitjes, por nje porosi e vogel do te thote nje nivel te ulet shitjesh, qarkullim I ulet njerezish dhe mungese te produktit te fresket ne cdo moment, gje e cila ndikon ne prishjen e imazhit te kompanise. Nje pike shitje qe te konsiderohet potenciale duhet te shese mesatarisht 20 kg/dite pr ate kryeje nje porosi javeore te pakten 120 kg/jave.
13. Sa firon produkti mesatarisht gjate pjekjes?
Në mënyrë ideale produkti firon 15 %.
